Zikaltrit do të kenë më shumë alternativa

Futboll

Zikaltrit do të kenë më shumë alternativa

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 11:48
INteri

Nuk është se ky gjigant 2 metra do të mjaftojë për të sistemuar tullat e murit të vjetër që kanë nisur të lëvizin. Sado i talentuar që të jetë, Tomas Placios është një 21- vjeçar dhe shumë shpresëdhënës për të ardhëm, por sigurisht që skuadra ka nevojë për garancitë e së shkuarës.

Me argjentinasin, zikaltrit do të kenë më shumë alternativa. Ai do të jetë një pasardhës i Bastonit në qendrën e majtë, për të shtuar sa më shumë rrotacionin dhe për t’u rritur për të ardhmen. Pak nga pakë janë duke u zgjidhur çështjet buroktratike në Amerikën e Jugut dhe lojtari është duke u afruar me botën zikaltër. Një blerje e domosdoshme sipas trajnerit Inzagi. Por problemi në prapavijë nuk rikuperohet kaq shumë lehtësisht.

Duket një telash që s’lidhet vetëm me një lojtar që mbi të gjitha është i destinuar ta nisë nga pankina. Pasiguria e shfaqur në Xhenova dhe gjatë fazës përgatitore ka të bëjë më shumë me kokën (dhe këmbët) sesa me lojtarët. Në një ndeshje të vetme të kampionatit, skuadra e Simone Inzagit ka pësuar aq gola sa pësoi në 6 javët e para të vitit të kaluar. Ndoshta ishte thjesht një pakujdesi e portierit dhe e dorës së zgjatur të Bisekut, por numrat tregojnë të kundërtën. Nuk janë alarmues, por sigurisht që nuk mund të mbeten pa u vënë re.

Mbrojtja e hekurt e titullit duhet të gjejë shpirtin e vjetër dhe nervat e hekurta për të qenë të përqendruar në çdo moment. RISIA- I pari që tundi rrjetën e Zomerit një vit më parë ishte Rafael Leao, në javën e katërt të kampionatit, në një derbi që përfundoi 5- 1 për zikaltrit. Në 5 javët e para të kampionatit, bilanci ishte 14 gola të shënuar dhe 1 i pësuar. Dhe skuadra e Inzagit kurrë nuk kishte provuar shijen e golave të pësuar në fillim. Vetëm në javën e 13-të të Serisë A ndodhi që kaluan në disavantazh me Juventusin dhe gjetën forcën për të reaguar. Dhe e njëjta situatë ndodhi sërish më 8 prill në Udine, 5 muaj më vonë, praktikisht një jetë. Interi nuk lejonte asnjë skuadër që të dilte përpara në avantazh. Një vit më parë skuadra ishte më e bindur, ndërsa tani e di që ta përsërisë këtë sukses do ta ketë të vështirë.

Gabimet e bëra në “Marassi” lënë të kuptohet që disa individë e kanë humbur përqendrimin. Është rikthyer sërish vesi i vjetër i Interit për t’i ndërlikuar jetën vetes.

Në klub askush nuk bën drama, madje kanë besim që ishte thjesht rastësi për shkak të ngarkesës së punës dhe këto gabime nuk do të bëhen më. E thjeshtë: Mjafton të pastrojnë mendjen dhe këmbët.

Por problemi është që koha kalon dhe ajo nuk mund të kthehet. Ky repart duhet freskuar dhe lëvizja me Palacios është si ajo me Bisekun.

Problemi është që 2 qendërmbrojtësit tashmë po futen në moshën e veteranëve.

Në shpatullat e gjera të Açerbit dhe De Vrajit tani pesha e viteve nis të rëndojë. Në shkurt, italiani do të jetë 37 vjeç dhe holandezi 33. Askush nga ata nuk garanton një sezon të tërë, ashtu siç kanë garantuar deri tani. Tullat kanë lëvizur. Duhet një “usta” për t’i vendosur në vendin e duhur shumë shpejt sa të mos shembet i gjithë muri i mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat