Kyle Walker “i pastrehë”, gruaja dhe e dashura jetojnë në vilat e tij

Futboll

Kyle Walker “i pastrehë”, gruaja dhe e dashura jetojnë në vilat e tij

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 11:50
Kyle Walker në mes

Kyle Walker “i pastrehë”, gruaja dhe e dashura jetojnë në vilat e tij!

Sipas tabloideve angleze, Kyle Walker do të “detyrohet” të jetojë në një apartament në pronësi të Manchester City, pasi gruaja dhe e dashura e kanë përzënë nga shtëpia.

Annie Kilner, gruaja e tij (me të cilën ka 4 fëmijë) ka marrë në zotërim vilën ku jetonin, pasi zbuloi tradhtinë e lojtarit, që kishte një lidhje me Lauryn Goodman dhe ka përzënë Kyle Walker nga shtëpia.

Lauryn Goodman ka marrë në zotërim vilën e dytë që kishte mbrojtësi anglez, që tashmë është “i pastrehë” dhe për këtë arsye, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte ndihmë nga klubi i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat