Mazari i lumtur pas golit ndaj Shkëndijës

Futboll

Mazari i lumtur pas golit ndaj Shkëndijës

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 12:23
Atdhe Mazari

Atdhe Mazari ka shkëlqyer në Ligën e parë me Rabotniçkin..

Sulmuesi i talentuar arriti që të shënojë gol në barazimin 1-1 ndaj Shkëndijës në Tetovë. Ai pak më herët kishte huqur penalltinë.

Pas takimit, ai është shprehur shumë i lumtur për formën që po kalon, golin që shënoi.

“Ndeshja e dytë e kampionatit dhe kundër nënkampionit ishte ndeshje e rëndë, ku edhe Shkëndija si vendas edhe Rabotnicki si mysafir kërkonim pikët maksimale.

Për humbjen e penalltisë nuk ka shumë komente, sepse është një rast që ndodh në futboll, edhe unë e mendova mirë që të realizoj por ndodhi e kundërta. Ishte një moment i mirë për të hapur ndeshjen në favorin tonë.

Në realizimin e golit është ndjenjë e bukur kur shënon edhe ate pas humbjes së penalltisë në ndeshje dhe barazimin e rezultatit ku ky gol na dha edhe një pikë”, ka thënë Mazari. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat