​Atletico Madridi realizon goditjen e radhës

Futboll

​Atletico Madridi realizon goditjen e radhës

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 12:37
Conor Gallagher

Atlético Madridi dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029.

Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe është reprezentues i rregull i Kombëtares së Anglisë.

Mesfushori iu nënshtrua dhe kaloi ekzaminimin përkatës mjekësor në Centro de Medicina Deportiva de Alto Rendimiento Vithas - Invictum në Hospital Universitario Madrid Arturo Soria.

Para tij, Atletico ka transferuar edhe emra si Julian Alvarez, Alexander Sorloth dhe Le Normand.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat