Malmo – Sparta e Pragës është një prej ndeshjeve që luhet sot në “play-off” e Champions League. Sot në 21:00,
4 lojtarë shqiptarë do jenë me Spartën në Suedi.
Bëhet fjalë për mesfushorin Qazim Laçi dhe tre sulmuesit Ermal Krasniqi, Indrit Tuci dhe Albion Rrahmani.
Ky i fundit dhe pse është federuar, nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur.
Në anën tjetër vendin e titullarit e ka të sigurt Laçi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është një garanci dhe për këtë nuk priten surpriza.