I uroi ditëlindjen shokut të skuadrës në mënyrë provokuese, klubi merr vendimin drastik

Futboll

I uroi ditëlindjen shokut të skuadrës në mënyrë provokuese, klubi merr vendimin drastik

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 13:27
Futbollistët

Mesfushori i Marsejës, Rajan Hasad është pezulluar nga klubi për shkak se  i uroi ditëlindjen shokut të skuadrës Mbemba në një mënyrë e cila është quajtur provokuese.18-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale hodhi një foto ku ndodheshin bashkë me mbishkrimin:

 “Gëzuar ditëlindjen kushëri”. Por kjo është marrë si formë tallëse për shkak se Hasad është me ngjyrë të bardhë ndërsa lojtari tjetër në ngjyrë të zezë.

Algjeriani konfirmoi pezullimin e tij në një postim në rrjetet sociale dhe theksoi faktin se nuk dëshironte të shkaktonte dëm.

“Unë me të vërtetë u pezullova si masë paraprake nga Marseja pas një historie në Instagram ku i urova një bashkëlojtarit (Mbemba) një ditëlindje të lumtur.

 Dëshiroj të sqaroj se në asnjë moment nuk kam dashur të dëmtoj klubin tim dhe menaxhmentin tim. Ishte një mesazh i thjeshtë ditëlindjeje, siç bëj zakonisht me shokët e tjerë të skuadrës.

Nëse mund të kem lënduar dikë, kërkoj falje, por dije se ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, shkruajti ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat