Shqipëria e futbollit amator barazon

Futboll

Shqipëria e futbollit amator barazon

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 14:03
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja shqiptare e futbollit amator zhvilloi ndeshjen e fundit në Bosnje-Hercegovinë, e vlefshme për raundin e ndërmjetëm të kompeticionit UEFA “Regions’ Cup” ndaj Central Scotland (Skoci).

Ndeshja e tretë dhe e fundit në këtë kompeticion përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Trajnerët Ardian Haçi dhe Igli Mumajesi hodhën në fushë këtë formacion titullar: Xhaferri, Pjetri, Marindis, Sokoli (C), Lame, Bajraktari, Eshi, Loloci, Alushi, Shehu dhe Hasa.

Sfida që përfundoi në barazim pa gola ishte e luftuar deri në fund nga të dyja ekipet. Edhe kuqezinjtë krijuan shumë raste me Alushin, Shehun dhe Hasën, por nuk ia dolën që të gjenin rrugën e rrjetës, duke marrë kështu një barazim përballë ekipit të Central Scotland (Skoci).

Pas ndeshjes së tretë dhe të fundit Kombëtarja e futbollit amator mbyll rrugëtimin në kompeticionin UEFA “Regions’ Cup”.

Shqipëria e futbollit amator u krijua këtë vit nga FSHF dhe arriti të kualifikohej fillimisht në raundin para-eliminator të grupit A, pasi fitoi ndaj Armenisë 0-4 dhe Estonisë 1-0, duke u renditur si e para e grupit me gjashtë pikë, për t’u kualifikuar më tej në raundin e ndërmjetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat