Një mbrojtës për Vllazninë

Futboll

Një mbrojtës për Vllazninë

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 14:52
Arton Podrimcaku

Vllaznia përforcon repartin e mbrojtjes.

Nga dita e sotme Arton Podrimcaku është zyrtarisht një lojtar i klubit shkodran.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që prej ditës së sotme pjesë e skuadrës kuqeblu është edhe futbollisti Arton Podrimcaku.

Lojtari i sapoardhur është 22 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë.

I rritur dhe i lindur në Suedi, pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij e ka në këtë vend, ndërkohë që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit. Podrimcaku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tone, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

Mirë se erdhe në familjen kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat