Taulant Seferi dhe Ennur Totre rikthehen aty ku shkëlqyen, zyrtarizohen me ‘njohjen e vjetër’

Futboll

Taulant Seferi dhe Ennur Totre rikthehen aty ku shkëlqyen, zyrtarizohen me ‘njohjen e vjetër’

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 14:54
Seferi, Totre, Limaj

Taulant Seferi dhe Ennur Totre janë rikthyer te Vorskla Poltava në Ukrainë.

Dy lojtarët kanë mbaruar periudhën e huazimit në ekipin e Baniya në Emiratet Arabe dhe Shkëndijën në Iliridë duke u rikthyer me ish-klubin që i zotëronte kartonin.

Të dy shkëlqyen në aventurat e fundit, por klubet respektive nuk patën mundësinë të kryejnë blerjen përfundimtare. Seferi luajti 28 ndeshje me Baniyas duke shënuar 12 gola e 5 asiste, ndërsa Totre mbajti shiritin në 44 ndeshje me Shkëndijën ku shënoi 5 gola e 3 asiste.

Për këtë të fundit u përfol se do të rikthehej në kryeqytet, kësaj rradhe me Dinamon që dëshironte shërbimet e mesfushorit, por mesa duket marrëveshja nuk ka gjetur dakordësim. Seferi e Totre ishin protagonistë absolut me Tiranën në sezonin e titullit të fundit të bardhebluve, nga ku më pas u shitën drejt Vorsklas për 750 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat