FC Shkupi do të përballet me FC Xhepcishtin në 1/16-ën e finales së kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shortin e Kupës e kanë përcjell më vëmendje lojtarët e FC Xhepcishti, që bën gara në Ligën e Tretë-Perëndim.
Lojtarët e Xhepcishtit u gëzuan kur mësuan emrin e kundërshtarit në kupën e Maqedonisë, për faktin se do të jenë mikpritës ndaj një skuadre të madhe të Ligës së Parë.
“Për neve është kënaqësi dhe nder që do të luajmë me Shkupin.
Mund të them që bile jemi me fat që d të ndeshemi me një klub të madh sic është Shkupi. Në fshat po flitet shumë për këtë takim, ku ne do të jemi nikoqir. Ende nuk dihet se ku do të luhet loja, ndoshta në stadkiumi e qytetit në Tetovë”, deklaroi për Open-TV drejtori sportive, Bekim Saiti, i cili është edhe lojtar i ekipit.
FC Xhepcishti edhe në sezonin e ri të Ligës së Tretë-Perendim hyn me ambicie të mëdha për kreun e tabelës.