Platini flet për Championsin dhe për Superligën Evropiane

Futboll

Platini flet për Championsin dhe për Superligën Evropiane

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 16:03
Michel Platini

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini e ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, përmes së cilës i ka shfaqur pikëpamjet e tij për formatin e ri të Ligës së Kampionëve dhe për të shumë-përfolurën Superligën Evropiane.

Platini e thotë hapur se nuk e pëlqen Championsin e ri, ndërsa u shpreh se një ditë do të themelohet liga e re, e cila është iniciativë e klubeve të mëdha evropiane.

“Formati i ri i Championsit nuk më pëlqen. Ajo e bukura ishte me 32 ekipe të ndara në grupe, por Ceferin ua shiti klubeve”, deklaroi fillimisht legjenda franceze.

“A do të ishte më e mirë Superliga? Jo, por një ditë, nuk e di nëse pas pesë apo njëzetë vjetësh, ajo do të bëhet. Klubet ishin dakord. Edhe Gjykata e ka thënë se monopoli UEFA e FIFA ka përfunduar”, vazhdoi ish-kreu i UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat