Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Drita U 21.
Mysafirët triumfuan në finish të ballafaqimit me golat e futbollistëve Gerti Sinani (90’+1’ autogol) dhe Erion Ramushi (90'+3).
“Derbi i javës së dytë të Superligës U21 arsyetoi epitetin.
Ndeshje e fortë, me jo shumë raste shënimi ku Drita ishte më me fat pasi me autogoli realizoi në minutën e parë shtesë, ndërsa goli i dytë erdhi menjëherë pas dy minutash pas gjuajtjes mjaft të bukur të Erion Ramushit.
Përndryshe ndeshja u përcoll nga një numër mjaft i madh i shikuesve.
Përbërja e Prishtinës U21:Roland Myrtaj – Reart Bajrami, Enes Begolli, Detar Këpuska, Olt Pllana (Gert Sinani 61’), Yll Zuka, Resul Mushla (Orges Musa 61’), Sinan Kadiri, Amar Demolli (Arlind Dobroshevci 73’), Naxhi Berisha”, njofton FC Prishtina.