Trajneri i Legia Varshavës, Goncalo Feio, ka folur para mediave para ndeshjes kundër Dritës, duke konfirmuar se ka marr informacionet për klubin tonë edhe nga Qëndrim Zyba.
Legia dhe Drita luajnë të enjten nga ora 18:00 në Varshavë. Është ndeshja e parë e play-offit të Ligës së Konferencës.
Mesfushori Qëndrim Zyba qëndroi shkurt te skuadra polake, Legia, por duket se ka ruajtur relacionet me klubin polak, pasi tani është pjesë e Slovan Liberec në Çeki.
“Nëse dikush pret një shëtitje, ju them menjëherë se nuk do të ndodhë. Vitet e fundit, Drita ishte në gjendje të barazonte me Feyenoordin dhe Victoria Pilzin. Kjo flet vetë. Sigurisht që luajmë në shtëpi.
Ne duam të fitojmë dhe të jemi shumë më afër grupeve nga kjo ndeshje. Megjithatë, do të doja që ne ta tregonim atë në fushë, jo në konferenca”.
“Analiza ishte e njëjtë si gjithmonë. Ne kontaktuam njerëz që e njohin mirë kundërshtarin. Ish-lojtari ynë, Qëndrim Zyba, na ka dhënë shumë këshilla. Po kështu Jurgen Celhaka. Ne po përgatitemi për këtë ndeshje në mënyrë të ngjashme me ndeshjen kundër Broendby”, deklaroi trajneri portugez.