E ardhmja e Liridon Latifit

Futboll

E ardhmja e Liridon Latifit

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 19:32
Pamje nga një ndeshje

E ardhmja e Liridon Latifit, 30-vjeçari pranë akordit me klubin kuqezi!

Liridon Latifi është një futbollist i lirë pas “divorcit” me Tiranën.

Futbollisti 30-vjeçar është në kërkim të një aventure të re, teksa emri i tij së fundmi është lakuar për një transferim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës.  

Në rast se palët arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, Latifi, pritet të jetë afrimi i radhës te klubi kuqezi, që ka si objektiv fitimin e titullit kampion.  

Vlen të theksohet fakti se Latifi është aktivizuar me Skënderbeun, Vllazninë dhe Tiranën në elitën e futbollit shqiptar. Ai numëron edhe 5 ndeshjen me fanellën e Kombëtares shqiptare si dhe 12 me Shpresat.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat