Shumë e shikonin me fanellën e Barcelonës, por “Dibu” Martinez ka rinovuar kontratën me klubin e Aston Vilës.
Portieri argjentinas ka pranuar që të zgjasë akordin me Aston Vilën deri në 2029-ën duke larguar një herë e mirë zërat që flisnin për një krizë mes tij dhe ekipit të unai Emeri.
Martinez iu bashkua Aston Vilës në shtator të 2020-ës dhe deri më tani numëron 150 paraqitje.
Në arenën ndërkombëtare ai ka fituar Copa America dhe një Kupë Bote me Argjentinën.