Berbatov për yllin e United: Duhet të tregojë se kush është

Futboll

Berbatov për yllin e United: Duhet të tregojë se kush është

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 19:40
Berbatov

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, i ka kërkuar Mason Mount të jetë ‘guximtar’ dhe të tregojë aftësinë e tij në fushë. Ai tha se mesfushori ka kualitete, por duhet të marrë më shumë përgjegjësi.

Djajtë e Kuq e morën Mount nga Chelsea për një shumë prej 60 milionë £, duke përfshirë bonuset, në verën e vitit 2023.

Mes problemeve me dëmtimet dhe vështirësisë për të gjetur formën, ai bëri vetëm 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, duke regjistruar një gol dhe një asist.

“Talenti dhe cilësia nuk i mungojnë. Të gjithë e panë atë që ai bëri te Chelsea, por nuk po e bën te Manchester United”, tha Berbatov.

“Bruno Fernandes është një lojtari i ngjashëm, por është një sezon i gjatë dhe ka shumë ndeshje për t’u luajtur, dhe lojtarët kanë nevojë për konkurrencë. Ai mund të bëjë ndryshimin me pasimet dhe depërtimet e tij”.

Berbatov shtoi:

“Dëshira ime e vetme për të është të mos mendojë se ai është i ri dhe se nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Është sezoni i tij i dytë tani dhe ai duhet të ketë një sezon të mirë”.

“Ky është momenti për të treguar sa vlen, kështu që ai duhet të dalë në fushë dhe të jetë i guximshëm. Duhet të provojë dhe të rrezikojë. Ai ka cilësinë, kështu që nuk duhet të ketë frikë”.

Mount doli nga akademia e Chelseat dhe ishte i shkëlqyer për londinezët lëvizjes së tij te Manchester United. Ai kontribuoi me 33 gola dhe 35 asiste në 195 ndeshje te Chelsea.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat