Ish futbollisti i mirënjohur italian Gennaro Gattuso, aktualisht kryetrajner i gjigantit kroat, Hajduku të Splitit.
Flitet se ka një pagë të majme në Hajduk të Splitit!
“Pakënaqësia po rritet dita - ditës në Split, por edhe në futbollin e Kroacisë për atë që po bën Gennaro Gattuso si trajner i Hajdukut. Ai u soll gjatë verës për të ngritur klubin nga Dalmacia në lartësi dhe atë përballë Dinamo Zagrebit por u eliminua në fillim të kualifikimeve në Conference League.
Pakënaqësia është edhe më e madhe pasi u bë e ditur, edhe pse jozyrtarisht, se italiani ka një kontratë me Hajdukun 2.4 milionë euro në vit. Këtu nuk përfshihen shpërblimet, por as pagat e bashkëpunëtorëve të tij.
Një shumë vërtet fantastike nëse e dini se Gattuso mori 2.5 milionë euro në Milano dhe vetëm 2 milionë në Napoli.
Sa për krahasim, në raport me Gattuson, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviq merr 600 mijë euro në vit ose katër herë më pak se Gattuso”, shkruan mediumi maqedon “Sportsport”.
Në Kosovë as në ëndërr nuk shihet kjo pagë të klubet që luftojnë për trofe.