Futbollisti i Slovan Liberecit, Qëndrim Zyba, ka reaguar në lidhje me deklaratën e trajnerit të Legia-s së Varshavës, se kinse i ka dhënë informacione në prag të ndeshjes me Dritën e Gjilanit në kuadër të play-off-it të Conference League.
“Reagim ndaj deklaratës se trajnerit te Legia-s!
Pash ne media deklaratën e trajnerit Goncalo Feio dhe përdorjen e emrit tim si referim për informacione mbi kundërshtarin e ardhshëm që Legia k0a.
Unë e kuptoj lojën deklarative dhe presionin që trajneri do të vendos mbi kundërshtarin por me duhet të them për respekt të opinionit futbolldashës dhe të ekipit FC Drita se asnjë informacion mbi formën e lojës ose diçka tjetër nuk kam nda me asnjë zyrtar të klubit Legia. Kam qenë dikur lojtar i asaj skuadre dhe ruaj respekt e konsideratë të lartë për Legian dhe gjithë anëtarët e saj por tashmë gjithë preokupimi dhe përkushtimi im lidhet me skuadrën time të tanishme Slovan Liberec.
Reagimin po e bëj për të sqaruar pozicionin tim sado që e kuptueshme është lufta' deklarative e trajnerit të Legias por unë kam sqaruar mbi këtë keqkuptim të qëllimshëm destabilzues edhe trajnerin e tanishëm të FC Drita Zekria Ramadanin, trajner me të cilin unë kam punuar dhe kam konsiderate të jashtëzakonshme për të.
Në natyrën dhe edukatën time asnjëherë s’do pranoja që të bëj dëm' për skuadrat kosovare’ sado që nga koha e kaluar ato ishin kundërshtarë fushe për mua dhe ekipin time.
E ndjeja të nevojshme të bëja këtë sqarim!
Suksesin e skuadrave le ta përcaktoj fusha e blertë”, ka reaguar Zyba.