Ermir Rashica është shumë pranë largimit nga Skënderbeu.
Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare U21 kanë mbërritur oferta të rëndësishme, nga klube të njohura europiane.
Oferta e parë është nga gjiganti belg i Anderlecht. Sipas shtypit të shkruar, këta të fundit kanë shfaqur interes serioz për Rashicën, të cilën e shohin si përforcimin ideal për sulmin. Në krahun tjetër është edhe një klub polak emri i të cilit nuk është mësuar ende.
Kujtojmë që sulmuesi 20-vjeçar është pjesë e korçarëve prej 1 viti. Në sezonin debutues në Superiore, Rashica ra në sy me formën e tij të mirë dhe sfida ndaj Partizanit pritet të jetë e fundit si bardhekuq.