Young Boys ka shënuar fitore nëpër vrimë të gjilpërës me rezultat 3:2 ndaj gjigantit turk, Galatasaray-t, në takimin e parë të play-oiff-it të Champions League.
Skuadra zvicerane ka udhëhequr me rezultat 2:0 por që është barazuar rezultati falë dy golave të zëvendësuesit Batshuayi.
Katër minuta pa u mbyllur takimi, Young Boys ngadhënjeu falë penalltisë.
Ndeshja dramatike deri në frymën e fundit në Bernë të Zvicrës.
Për Young Boysin shënuan Monteiro J. (3'), Monteiro (45+4'), Ugrinç (86' - nga penalltia) dhe për Galatasarayn realizoi Batshuayi (67' e 72').
Young Boysin e pret sfidë e vështirë në Stamboll pas një jave, para një tifozërie të zjarrtë të skuadrës turke.