Tek Egnatia duket se do të ketë lëvizje të tjera deri më 31 gusht, kur mbyllet merkatoja.
Lubas ka disa oferta dhe mund të huazohet për një sezon te Besa në Kategorinë e Parë.
Po ashtu, Arbenit Xhemajli dhe Rezart Rama mundet të largohen ditët e fundit të merkatos së verës për arsye të ndryshme.
Xhemajli kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierë dhe destinacionet më të mundshme janë kampionati belg dhe ai zviceran.
Rama nuk është i kënaqur me aktivizimin dhe mund të ndërrojë ekip.