Juventus dhe Fiorentina u takuan sot për të diskutuar për Nico Gonzalez, por nuk janë më afër një marrëveshjeje, pasi çmimi është 10 milionë euro më shumë me Atalanta-n qw wshtw gjithashtu e interesuar pwr lojtarin.
Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, takimi u zhvillua pasditen e sotme dhe tregoi një mungesë të dukshme progresi.
Propozimi në tryezë nga Juve është 30 milionë euro duke përfshirë bonuset, të strukturuara si huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.
Megjithatë, Fiorentina ka vendosur se do 40 milionë euro për të shitur argjentinasin dhe u kanë thënë bardhezinjve që të rrisin ofertën.
Lojtari nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon, pasi ai pritet të vazhdojë, por Fiorentina e bëri të qartë se do t’ia shesë ofertuesit më të lartë.
26-vjeçari shënoi 16 gola dhe dha pesë asiste në 44 ndeshje zyrtare për toskanët sezonin e kaluar.
Ndërkohë, klubet diskutuan edhe për lojtarë të tjerë, pasi Arthur Melo dhe Filip Kostic mund t’i bashkohen Fiorentina-s në formë huazimi.