Maguette Gueye është larguar nga Partizani për te Racing Santander.
Një operacion që ka kushtuar rreth 1 milion euro.
Racing luan në LaLiga 2 të Spanjës. 21-vjeçari i Partizanit ishte ylli që spikati te nënkampionët në sezonin e fundit.
Mesfushori kishte dhe 1 vit të mbetur kontratë, për këtë dhe u vendos shitja e kartonit të tij.