Paulo Fonseka është si një motor nafte që shkëputjen e ka të ngadaltë, por me kohën, ritmin e ka të lartë.
Historia e tij na mëson këtë dhe debutimi në stolin e Milanit është indicia e parë.Që nga fillimi i karrierës së tij si trajner dhe duke marrë parasysh vetëm sezonet në të cilat mundi të nisej nga fillimit, vetëm në 6 raste ai debutoi me sukses.
Dhe 3 prej tyre ishin me Shakhtar Donetsk, në një kampionat si ai ukrainas, ku diferenca mes dy skuadrave të mëdha dhe pjesës tjetër të turneut është e paimagjinueshme. Për pjesën tjetër, Fonseka është mësuar me starte false dhe barazimi 2- 2 me Torinon nuk mund të llogaritet as ndër më të këqijat.
ITALI DHE FRANCË – Mjafton të mendojmë vetëm për rrëmujën kundër Veronës në vitin 2020 për shkak të një gabimi në përpilimin e listave, që në asnjë rast nuk i atribuohej trajnerit. Sezoni i fundit me verdhekuqtë e pa 51-vjeçarin të niste me një 3-3 të çmendur në shtëpi kundër Xhenoas, gjë që me kalimin e kohës e bëri atë të rishikonte një taktikë ndoshta shumë të pamatur për futbollin italian. Duke marrë parasysh të gjitha gjërat dhe duke parë muajin e parë të futbollit, Fonseka nuk ka pasur thuajse kurrë një fillim fluturues.
Dy sezonet në Lilën, ku ai luajti futbollin më të mirë në Francë, panë disa ngadalësime fillestare, duke marrë 4 pikë të mjera në tre ndeshjet e para. Por më pas e bëri ekipin të fluturojë. Pra është vetëm çështje besimin. Nëse situata do të zgjaste diçka më shumë, me gjasë tifozët do të humbisnin edhe atë pak besim që kanë ndërkohë që edhe drejtuesit do të duhet të merrnin masa.
Kujtojmë se pas lajmit të largimit të Piolit, pati shumë polemika dhe reagime nga tifozët të cilët fillimisht kontestuan edhe Hulen Loptegin, i cili ishte gjithashtu kandidat për pankinën e “Djallit”. Milanistët u dorëzuan pasi klubit zgjodhi Fonsekën, i cili me një nisje të dobët mund të rindezë pakënaqësinë në popullin kuqezi, që nuk do ta pranonte një tjetër sezon pa trofe.