75 milionë euro për argjentinasin

Futboll

75 milionë euro për argjentinasin

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 11:50
Paulo Dybala

Paulo Dybala do të jetë një lojtar i ri i Al Qadsiah, një klub i sapo promovuar në Ligën Pro Saudite.

Pas disa ditësh arsyetimi, sulmuesi argjentinas vendosi të largohet nga Roma dhe të pranojë ofertën shumë të pasur të klubit saudit: Dybala do të fitojë 75 milionë euro në tre sezone.

Klubi i drejtuar nga Míchel ka 3 milionë euro gati për t'u paguar menjëherë në arkën e Romës, plus 3 të tjera nëse plotësohen disa kushte: një ofertë e paraqitur nga arabët në takimin shumë të gjatë me drejtuesit e klubit italian dhe agjentin e Joya që u zhvillua në mbrëmjen e të mërkurës.

Akoma nuk është arritur marrëveshja përfundimtare mes klubeve, pasi Roma pretendon që të përfitojë më shumë nga shitja e argjentinasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat