Braziliani mendon largimin në janar

Futboll

Braziliani mendon largimin në janar

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 12:13
Endrick

Real Madridi ka vënë sërish “bast” për një lojtar brazilian, pas Rodrygo dhe Vinicius, duke blerë Endrick për 35 milionë euro, plus 25 milionë bonuse.

Futbollisti e dinte, siç raporton “Sport”, se në Spanjë, me “Los Blancos” gjërat nuk do të ishin të thjeshta.

Tashmë ka filluar të kuptojë se gjetja e hapësirës te Merenguesit është vërtet e ndërlikuar. Brahim Diaz dhe Arda Guler janë gjithashtu para tij në hierarkitë e trajnerit Ancelotti.

Trajneri italian nuk i ka dhënë ende asnjë minutë në dy ndeshjet zyrtare dhe ky aspekt nuk i ka pëlqyer shumë djaloshit brazilian, i cili ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij. Në fakt duket se ai po shqyrton mundësinë e huazimit në janar, nëse nuk do të luajë aq sa shpresonte deri në sesionin e radhës të merkatos. 18-vjeçarit i duhen minuta për t’u rritur, maturuar dhe fituar përvojë në futbollin europian.

Në karrierën e tij krenohet me 16 paraqitje dhe 9 gola te Palmeiras U-20 dhe 82 ndeshje e 21 gola me Palmeiras. Ai tashmë ka debutuar me Brazilin, me të cilin ka luajtur 10 herë, duke shënuar edhe 3 gola. Pavarësisht moshës së tij të re, Endrick ka fituar tashmë një Superkupë Brazili, dy kampionate braziliane dhe një Superkupë Europiane si profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat