Maguette Gueye është larguar nga Partizani për te Racing Santander. Një operacion që do të kushtojë rreth 1 milion euro.
Gjithçka është konfirmuar nga vetë mediet në Spanjë. Racing luan në LaLiga 2 të Spanjës.
21-vjeçari i Partizanit ishte ylli që spikati te nënkampionët në sezonin e fundit.
Mesfushori kishte dhe 1 vit të mbetur kontratë, për këtë dhe u vendos shitja e kartonit të tij.