Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Legia Varshavën, duke thënë se gjilanasit nuk kanë udhëtuar të dorëzuar dhe do t’i provojnë shanset.
Dueli mes Legias dhe Dritës zhvillohet sot në Varshavë, kurse fituesi në play-off do ta sigurojë paraqitjen në grupet e Ligës së Konferencës.
Drita nuk lufton vetëm për prestigjë në këtë ndeshje, por edhe për shuma të mëdha parash, pasi grupet sigurojnë afërisht 3 milionë euro.
“Dihet që kjo ndeshje për ne është një sprovë e fortë.
Përballë kemi Legian, një skuadër që në vendin tonë kur është përmendur futbolli polak, gjithmonë na ka shkuar mendja në dy gjëra, në Lewandowskin dhe në Legian.
E dimë që është një ekip i madh, por ne nuk kemi ardhur vetëm për shëtitje”, ka thënë fillimisht Ramadani.