Alice Campello është rikthyer për të folur rreth ndarjes nga Alvaro Morata.
Ajo ka përgënjeshtruar deklaratat e fundit të futbollistit, i cili ka mohuar të ketë tradhtuar ish-bashkëshorten e tij, siç është insinuuar nga dikush. I intervistuar nga gazetari Javier de Hoyos për televizionin spanjoll “De Corazón”, sulmuesi i ri i Milan zbuloi:
“Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një lëvizje tjetër. Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve, por nuk ka kthim prapa”. Deklarata që janë marrë nga faqja në Instagram e revistës “Chi” dhe të cilave Campello iu përgjigj drejtpërdrejt.
“Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte një lëvizje tjetër. Nuk do të ketë mendime të dyta, marrëdhënia jonë ka mbaruar”.
Këto janë fjalët e Alvaro Morata, nënvizuar nga “Chi”. Fjalë të cilave Alice Campello iu përgjigj me një fjali të thatë: “Por nuk është e vërtetë”.
Një përgjigje që ka gëzuar fansat më romantikë, të cilët ende shpresojnë për një rikthim mes të dyve, të lidhur prej tetë vitesh.
Të tjerë, megjithatë, përsëritën: “Më dukej e çuditshme që një histori dashurie me katër fëmijë do të përfundonte për shkak të një lëvizjeje”;
“Nuk kisha dyshime Alice…, ti e ke ndjekur gjithmonë Alvaron. Lëri të flasin”;
“Ne e dinim, ashtu siç e dimë se do të ktheheni bashkë. Nuk mund ta shihni veten të ndarë nga njëri-tjetri. Jeni super të dashuruar dhe kjo duket. Nëse ka dashuri do të kapërceni gjithçka”.