Federata e Futbollit të Kosovës, përmes shortit të zakonshëm, i ka caktuar sot referët dhe zyrtarët tjerë të ndeshjeve të xhiros së tretë të Superligës së futbollit.
Dy ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën, ndërsa një tjetër është shtyrë, më saktësisht ajo mes Dritës e Suharekës, për shkak të angazhimit të klubit gjilanas në garat evropiane.
Në përballjen mes Ferizajt e Prishtinës, refer kryesor do të jetë Lirim Jashari, ndërsa Isak Ceroviku do ta ndajë drejtësinë në duelin Llapi – Malisheva.
Sfida mes Ballkanit e Feronikelit 74 do të drejtohet nga referi Genc Nuza, derisa Ilir Mehmeti do të referojë në ndeshjen Dukagjini – Gjilani.
E ballafaqimin e shtyrë mes Dritës e Suharekës, i cili nuk dihet saktë se kud do të zhvillohet, do ta drejtojë Eridon Podvorica.
Nga kjo fundjavë, ndeshjet e ligës elitare do të nisin nga ora 16:00.