Klubi i Premierligës e do Christensenin

Futboll

Klubi i Premierligës e do Christensenin

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 15:17
Andreas Christensen

Barcelona po planifikon ta shesë Andreas Christensenin gjatë kësaj vere dhe Newcastle United mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit danez.

Christensen po pëlqehet tej mase nga klubi anglez ndërsa trajneri Eddie Howe po shikon ta përforcojë qendrën e mbrojtjes së skuadrës së tij para përfundimit të afatit kalimtar të verës, shkruan mediumi anglez “Daily Mail”.

“The Magpies” i kanë vënë sytë edhe kah mbrojtësi anglez i Crystal Palacet, Marc Guehi, por katër tentime të tyre u refuzuan.

Me afatin kalimtar të verës që po shkon drejt fundit, Neëcastle tash po shikon opsione të tjera, përfshirë këtu edhe Christensenin, i cili ka shfaqur formë të mirë në Barcelonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat