Kanë shpenzuar miliona e miliona në afatin kalimtar, por nuk kanë arritur kurrë të fitojnë titullin në kampionatet respektive në 10 vitet e fundit.
Në këtë renditje speciale të Transfermarkt, anglezët dominojnë: përpara të gjithëve është Manchester United, më shumë se një miliard e gjysmë pa fituar kurrë një Premier League që ka munguar që nga koha e Sir Alex Ferguson.
Disa prej klubeve megjithatë kanë triumfuar në kupat kombëtare, apo edhe në Evropë - si Roma dhe Atalanta.
Rasti i Tottenham (është në podium) është më i bujshmi: më shumë se një miliard të shpenzuara pa asnjë trofe ...
Renditja:
Manchester United (1.69 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)
Arsenal (1.29 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)
Tottenham (1.23 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)
West Ham (1.03 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)
Aston Villa (952 milionë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)
Borussia Dortmund (875 milionë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)
Roma ( 863 milionë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)