Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.08.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së parë-të të Raiffeisen Liga e Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto: Drejtori sportiv i FC “Liria “, Valon Bytyqi; Fillimisht gjyqtari i katërt sinjalizoi gjyqtarin kryesor ta ndëshkojë me kartonë të verdhë drejtorin sportiv të FC Liria, për shkak të reagimeve të tij të tepruara dhe në momentin që e ndëshkoi me kartonë të verdhë ai nga revolta ofendon gjyqtarin kryesor, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Ai e lëshoi fushën menjëherë, duke mos folur as reaguar më asgjë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria –Trepça . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK
Kryetrajneri i KF “ Dukagjini “ , Severin Elezaj nr ID 002579M81. Në ndeshjen e xhiros së parë të Bon Voyage Superligës U21 Ballkani – Dukagjini , për shkak të protestave fillmisht u ndëshkua me karton të verdhë , pas ndëshkimit proteston ashpër me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK
Hapje e Procedurës :
KF “Vushtrria”; Në minutën e 70-të të ndeshjes Ramiz Sadiku – Vushtrria kur ekipi vendas barazoi rezultatin në 1:1, tifozët mysafirë filluan të hedhin në fushen e lojës shishe qelqi për çka ndërpritet loja për disa minuta. Falë intervenimit të policisë ndeshja ka vazhduar pa ndonjë ekces, sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Vushtrria ”. Afati datë.