Morata mbetet jashtë fushave për të paktën 3 javë

Futboll

Morata mbetet jashtë fushave për të paktën 3 javë

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 16:13
Morata

Milani humbet menjëherë Alvaro Morata për shkak të dëmtimit.

Ekzaminimi i fundit instrumental të cilit iu nënshtrua sulmuesi spanjoll, nxori në pah një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit rectus femoris të këmbës së majtë.

Gjendja e lojtarit do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndaj me siguri do të mungojë në ndeshjen kundër Parmës të shtunën.

Jo vetëm kaq, por spanjolli nuk do të luajë edhe takimin kundër Lazio, të planifikuar për 31 gusht.

Morata do të kthehet në dispozicion të trajnerit Fonseca vetëm pas pushimit që do të nisë në shtator për shkak të ekipeve kombëtare. Objektivi i klubit kuqezi është ta shohë atë në fushë në ndeshjen në shtëpi kundër Venezia, më 15 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat