Rafael Leao është përfolur ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Barcelona në Spanjë. Këta të fundit ishin të gatshëm të ofronin një lojtar të rëndësishëm plus para për të transferuar portugezin.
Megjithatë, sipas CEO-s së Milanit, Giorgio Furlani, nuk ka asnjë shans që Leao të largohet nga kuqezinjtë gjatë kësaj merkato verore.
Është vetë zyrtari i klubit italian që ka dhënë lajmin e bujshëm.
“Rafa Leao nuk do të largohet nga Milan këtë verë. Transferim te Barcelona?
Nuk ka shans.
Në asnjë mënyrë, ai do të qëndrojë te Milan dhe këtë ja u garantoj unë. Nëse Leao kërkon të transferohet te Barça? Ai nuk do ta kërkojë, edhe këtë ja u garantoj”, ishin fjalët e Furlanit.