Drita niset drejt stadiumit

Futboll

Drita niset drejt stadiumit

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 16:49
Drita

Drita është skuadra e vetme shqiptare që ka mbetur ende në arenën ndërkombëtare.

Gjilanasit janë në Play-Off të Ligës së Konferencës dhe sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e parë, pasi luajnë në udhëtim te Legia Varshava në Poloni.

Legia pret Dritën para 31 mijë tifozëve në stadiumin Wojska Polskiego në kryeqytetin polak Varshavë.

Bardhekaltërit janë nisur drejt stadiumit Marshall Józef Piłsudski.

Sfida mes Legias dhe Dritës do të filloj nga ora 18:00 derisa dy skuadrat tanimë kanë zhvilluar përgatitjet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat