Është mbyllur pjesa e parë mes Legias së Varshavës dhe Dritës.
Sfida e vlefshme për “play-off” të Conference League ka mbyllur 45-minutat e para pa gol, pra me rezultatin 0-0.
Por episodet në këtë ndeshje nuk munguan, teksa Drita u “fik” nga VAR-i.
Mesfushori ganez i ekipit shqiptar, Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në kohë-vonesë ndaj lojtarit të Legias në minutën e 29-të të kësaj sfide.
Pasi mori kartonin e kuq, Gomda u largua nga fusha me lot, duke lënë të tijët me 10 lojtarë në një sfidë shumë të rëndësishme.
Pritet të shihet si do të jetë pjesa e dytë, por për Dritën është një “hall” më tepër për shkak të një lojtari më pak.