Milani nuk e ka mbyllur merkaton, të paktën në dalje. Klubi kuqezi, duket i mbipopulluar në mesfushë dhe për këtë arsye, kërkon të largojë disa lojtarë në atë repart.
Sipas “Gazetta dello Sport”, Milani ka nxjerrë në shitje dy mesfushorët, Ismael Bennacer dhe Yasin Adli.
Me afrimin e Fofana, hapësirat për këta dy lojtarë pritet të jenë të pakta dhe për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i nxjerrë në shitje.
Për Bennacer ka interesime nga Arabia Saudite dhe Milani pretendon të arkëtojë rreth 50 milionë euro, aq sa e ka edhe në klauzolë.
Ndryshe është situata për Adli, interesimet për të cilin janë më të pakta, por mund të lëvizë për një çmim më të ulët.