Lugano ka barazuar me rezultat 3:3 me Besiktasin, në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League.
Futbollisti nga Kosova, Uran Bislimi, po kalon formë të mirë në fanellën e Luganos.
Ai në minutën e 34-të realizoi për Luganon, duke barazuar rezultatin 1:1. Skuadra turke, Besiktas, ka avancuar me golin e Fernandes në minutën e 21-të.
Besiktas ka treguar forcën në pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë, Fernandes në minutën e 51-të dhe Al Musrati në atë të 55-tën për 1:3.
Steffen në minutln e 57-të dhe Gabriel Paulista (63') barazuan rezultatin 3:3.
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Shkëlqim Vladi, Uran Bislimi startuan nga minuta e parë për skuadrën zvicerane dhe Milot Rashica nga minuta e parë për Besiktasin.
Vladi u zëvendësua në minutën e 63-të.
Bislimi u largua nga fusha në minutën e 80-të, si dhe në minutën e 71-të, Ernest Muçi e ka zëvendësuar Rashicën.