Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës zvicerane, Servette, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference.
Një fitore pa problem dhe që e afron drejt fazës së grupeve.
Servette është angazhuar maksimalisht por jo edhe që të befasojë gjigantin anglez.
Golat i realizuan Nkunku në minutën e 50-të dhe Madueke në atë të 76-tën.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.