UEFA gjobit Vllazninë me shumën e majme

Futboll

UEFA gjobit Vllazninë me shumën e majme

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 11:36
Vllaznia

Vllaznia është gjobitur nga UEFA për shkak të “sjelljes së gabuar të tifozëve”, në ndeshjen e fundit në Conference League, atë kundër Valur në “Loro Borçi. Kujtojmë që kjo sfid u mbyll 0-4 në favor të islandezëve.

Vendimi i UEFA-s ka ardhur pasi delegati i tyre ka konstatuar sjellje jo të rregullt të tifozëve shkodranë.

Sidomos në fundin e ndeshjes, ku këta të fundit hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës.

Plot 19 mijë e 500 euro është gjoba që klubi i Vllaznisë do të paguajë te UEFA, shkak janë pikërisht hedhja e sendeve në fushë. Sipas njoftimit që bëhet nga UEFA, kjo shumë duhet të paguhet brenda 90 ditëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat