Egnatia prezanton sulmuesin ganez

Futboll

Egnatia prezanton sulmuesin ganez

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 12:51
Pamje nga prezantimi

Egnatia nuk di të ndalet në merkato.

Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim, duke përforcuar kështu repartin e sulmit me një talent 19-vjeçar.

Bëhet fjalë për Mohammed Yahaya, një sulmues me origjinë nga Gana. Yahaya vendosi që të mbyllte aventurën e tij në vendlindje me ekipin e Accra Lions, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.

"Klubi ka kënaqesin të njoftoj se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hypur një “luftëtar” i ri.

Mohammed Yahaya ka firmosur për tre sezone duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne.

Presidenti Agim Demrozi i ka uruar mirë se ardhjen sulmuesit 19-vjeçar i cili vjen nga Gana", njofton Egnatia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat