Lautaro Martinez vendos objektiv Champions-in

Futboll

Lautaro Martinez vendos objektiv Champions-in

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 13:51
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez festoi ditën e djeshme 27-vjetorin e lindjes, një moshë që shërben si një trampolinë. Mosha ideale në futboll për të synuar më shumë objektiva ambiciozë, sesa më shumë një jetë të re.Për të mos u zgjatur shumë me fjalë, argjentinasi ka lënë pas krahëve sezonin më të mirë të karrierës së tij:

Titull kampion, golashënues i Serisë A, Kupë e Amerikës dhe një superrinovim deri në vitin 2029 me 9 milionë euro rrogë.

Të gjitha si një protagonist absolut. Por nëse rikthehet pas 14 muaj, atëherë në gojën e tij ka një shije të hidhur. Është finalja e Champions-it kundër Mançester Sitit, ku ekipi i Guardiolës i prishi ëndrrat për të ngritur këtë trofe.

Dhe është pikërisht ky objektivi i radhës, që “Il Toro” kërkon të ngrejë patjetër.

Interi ka ndërtuar një organikë lojtarësh të pasur dhe më kompetitiv sesa viti i kaluar, ku janë afruar Jozef Martinez, Taremi dhe Zielinski. Shumë shpejt dhe Palacios. Forma- Por nëse do t’i gjejmë diçka negative në këtë periudhë është fakti që në këtë sezon është pak me vonesë në aspektin fizik. Edhe skuadra nuk e ndihmoi shumë në ndeshjen e parë. Pjesa më e madhe e formacionit zikaltër ka qenë e grumbulluar me kombëtaret në Europian dhe Kupën e Amerikës.

Kjo përkthehet në një sezon që nis disi me vështirësi dhe me një përgatitje të veçantë, sidomos nga ana e Lautaros për të gjetur formën optimale dhe për të qenë ai i vitit të kaluar. Lautaro e bëri aq sa mund të bënte, duke u kthyer nga pushimet 2 ditë më përpara, por për momentin nuk ka mjaftuar. Në Xhenova u pa jashtë formës, por futbolli i gushtit është edhe kështu. Ideja është që pas ndalesës për kombëtaret, trajneri mund të ketë një plan ndryshe për ta rikthyer sa më në formë Lautaron.

Simone kërkon të rigjejë sulmuesin total, ashtu si vitin e kaluar kur ishte viti i Demit. Edhe për këtë, festimet për ditëlindjen janë më se të merituara. Pastaj duhet patjetër që të gjithë ta rrisin stekën. Por për kapitenin, kjo nuk ka qenë kurrë problem. Madje kërkon që ndaj Leçes t’i bëjë një dhuratë vetes duke gjetur golin e parë sezonal në Serinë A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat