Okafor: Të zhgënjyer nga fundjava, ndaj Parmës gjejmë fitoren

Futboll

Okafor: Të zhgënjyer nga fundjava, ndaj Parmës gjejmë fitoren

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 14:19
Okafor

Nga shtatë golat e sezonit të kaluar, gjashtë i shënoi duke e nisur ndeshjen nga stoli. Përmbysja e rezultatit në ndeshje e sipër është një specialitet i Noah Okafor, që në lidhje me barazimin kundër Torinos ka thënë:

“Gjithmonë është bukur të shënosh në shtëpi, nën tribunën ku qëndrojnë tifozët.

E dimë se mund të bëjmë më mirë dhe duhet të ngremë stekën. Donim të fitonim, por e marrim këtë pikë në shtëpi dhe vazhdojmë të punojmë shumë dhe të mendojmë për sfidën me Parmën”. Vështirësitë e kuqezinjve të shtunën mbrëma ishin të dukshme, por sipas zviceranit janë edhe deri diku normale.

“Çdo ndeshje është e vështirë. Pas pjesës së parë duhet të kishim bërë më mirë, arritëm të rikuperoheshim nga një situatë e vështirë. Objektivi sezonal nuk mund të thuhet tani. Ne duhet të stërvitemi çdo ditë, të bëjmë çdo hap për të bërë më mirë”, deklaroi Noah Okafor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat