Tjetër rikthim për Guardiolan

Futboll

Tjetër rikthim për Guardiolan

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 14:30
Raheem Sterling

Merkato po i afrohet fundit dhe Manchester City ende nuk ka gjetur një zulmues që do të zëvendësojë Julian Alvarez.

Trajneri Pep Guardiola ka folur për mundësitë që skuadra e tij të bëjë ndonjë lëvizje tjetër para mbylljes së merkatos.

“Unë nuk se do të kemi më blerje, por nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos. Ndoshta diçka ndodh në aspektin e lëndimeve ose tregu ofron diçka të papritur që na përshtatet financiarisht apo edhe taktikisht”, tha trajneri i City.

Pak ditë më parë, te kampionët e Anglisë u rikthyer Ilkay Gundogan. Mediat britanike shprehen se një gjë e tillë mund të përsëritet edhe me Raheem Sterling, që pas dy vitesh te Chelsea mund të rikthehet te kampionët e Anglisë.

“Ai është një lojtar i Chelsea. Ndihem shumë i lidhur me kohën kur jetuam së bashku me Raheem.

I uroj atij gjithë të mirat, por ai është një lojtar i Chelsea. Nëse do të më bënit këtë pyetje kur Gundogan ishte në Barcelonë, unë do të përgjigjesha të njëjtën gjë”, tha Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat