Futbollistja shqiptare firmos kontratë me Interin

Futboll

Futbollistja shqiptare firmos kontratë me Interin

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 14:48
Loreta Kullashi

Loreta Kullashi është transferimi më i ri te skuadra e Interit në kategorinë e femrave.

Futbollistja shqiptare e cila është lindur në Finlandë, por e rritur në Suedi ka firmosur me klubin nga Serie A.

25-vjeçarja ishte pjesë e Rosengardit për katër vjet, por tani vishet “ziekaltër”

Ajo e njeh mjaftë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar luajti për Sassuolon në formë huazimi dhe shënoi pesë gola.

Kullashi është pjesë e Kombëtares së Suedisë që nga viti 2018.Pozita e saj është sulmuese, kurse Interit do t’i ndihmojë që t’i arrij objektivat e sezonit të ri 2024/25.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat