Futsal Klubi “Forca” regjistroi edhe fitoren e dytë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në turneun që po zhvillohet në Shkup.
Skuadra nga Kumanova deklasoi Renxhersin nga Andora me 9-3, në përballjen e zhvilluar në palestrën e vogël të “Jane Sandanskit”.
Në këtë përballje, Levevski dhe Taulaant Ismaili shënuan nga 3 gola, ndërsa golat e tjera u shënuan nga Hojo dhe Omeroviq, por edhe nga portieri Isaki.Golat për mysafirët u shënuan nga Pereira (2 gola) dhe Amat.
Forca dhe malazezët e Titogradit kanë shënuar nga 2 fitore dhe pikërisht përballja e tyre sonte do të vendos se cila skuadër do të jetë në vedin e parë në grupin kualifikues të Ligës së Kampionëve.