U deshën vetëm nëntë sekonda për të ndryshuar lojën. Një ndërhyrje që çoi arbitrin në nxjerrjen e kartonit të kuq.
Një vendim që me siguri vendosi ndeshjen.
Episodi ka ndodhur gjatë natës në Mineirao në Belo Horizonte në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Copa Sudamericana mes Cruzeiro dhe Boca Juniors.
Protagonisti ka qenë mbrojtësi peruan i klubit të Buenos Aires, Luis Advincula. Një ndërhyrje e çrregullt në kyçin e këmbës ndaj mesfushorit argjentinas Lucas Romero, i kushtoi një karton të kuq mbrojtësit.
Një karton që drejtori kolumbian i ndeshjeve, Wilmar Roldan, nuk nguroi ta nxirrte edhe pse kishin kaluar vetëm nëntë sekonda lojë.