Erë tjetër fryn në Kukës, ftojnë tifozët për Erzenin

Futboll

Erë tjetër fryn në Kukës, ftojnë tifozët për Erzenin

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 15:36
Tifozët

Kukësi do të luajë nesër kundër Erzenit në shtëpi.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00, ndërsa një erë e re fryn në Kukësi pasi ndryshuan pronarët e klubit.

Para këtij takimi, verilindorët tregojnë se hyrja në stadium do të jetë falas, ndërsa gjithashtu do të kenë edhe muzikë krahinore.

“Të dashur tifozë,

Nesër është dita e madhe, ku për skuadrën tonë, qytetin tonë dhe futbollin e Kukësit nis një epokë e re! Do të jetë një rrugëtim i gjatë, i vështirë, por së bashku jemi të bindur se do t’ia dalim! Së bashku do të jemi sërish aty ku kemi vendin!

Ditën e nesërme ju mirëpresim të gjithëve në stadium, pasi së bashku mund ta kthejmë në festë! Për këtë, klubi ka vendosur të hapë dyert e stadiumit pa bileta dhe ka organizuar edhe një festë para fillimit të takimit, ku muzika e krahinës sonë, do të jetë shoqëruese për të ndezur atmosferën”, shkruhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat