Blerja e re e Manchester United

Futboll

Blerja e re e Manchester United

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 15:48
Leny Yoro

Blerja e re e Manchester United, Leny Yoro, duket se ka një marrëveshje me klubin e tij të ri për t’u transferuar te Real Madrid-i në të ardhmen.

Qendërmbrojtësi i ri u transferua te Djajtë e Kuq për 52 milionë sterlina këtë verë.

Yoro kërkohej edhe nga Real Madrid, PSG, Liverpool, por ishte United që fitoi garën për 18-vjeçarin.

Sipas Defensa Central, Yoro ka një marrëveshje verbale me klubin e tij të ri për t’u transferuar te Los Blancos pas dy sezonesh, por duhet të plotësohen disa kushte.

Një nga kushtet për të cilët lojtari dhe klubi kanë rënë dakord është se madrilenët duhet të barazojnë shumën që klubi anglez pagoi për të siguruar lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat